Sot shënohet një muaj nga ndarja nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi.
E së fundmi bashkëshortja e tij ka ndarë me ndjekësit një video prekëse, ku shihet Shpati duke kaluar momente të ngrohta me të birin e tij.
Pamjet, të shoqëruara me fjalët “1 muaj pa ty ”, kanë prekur zemrat e shumë njerëzve, duke rikujtuar dashurinë e madhe të artistit për familjen dhe lidhjen e veçantë me të voglin e tij. Kujtimi i Shpat Kasapit mbetet i gjallë përmes muzikës dhe dashurisë që la pas.





