Thursday, May 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Veshur me të kuqe, Elia Zaharia ndan kartolinën e festave krah vogëlushes së saj

Aktorja dhe ish-bashkëshortja e Princ Lekës, Elia Zaharia ka publikuar “kartolinën” e festave krah vajzës së saj Geraldinë.

Elia Zaharia  geraldina  (3)

Elia ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto me të voglën e saj, teksa të dyja pozojnë pranë pemës së Krishtlindjeve të veshura me të kuqe dhe të përqafuara me njëra-tjetrën.

Elia Zaharia  geraldina  (5)

Po ashtu, Geraldina ka pozuar e buzëqeshur edhe pranë një Babagjyshi dhe qenushi.

Elia Zaharia  geraldina  (4)

Aktroja ndër të tjera ka uruar të gjithë besimtarët në vigjilje të kësaj feste të shenjtë.

“Miq të dashur, unë dhe Geraldina ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen! Dritat e kësaj feste të shenjtë na kujtojnë se si e ndryshoi botën ajo foshnje e lindur në Bethlehem, duke ndezur shpresën dhe dashurinë e pafund në zemrat e njerëzimit!

Dashuria dhe sakrifica e Krishtit e afruan shpirtin njerëzor tek Burimi i dritës! Ju urojmë mbarësi dhe paqe, e qoftë besimi tek Zoti udhërrëfyesi i jetëve tona përgjithmonë”, shkruan aktorja Elia Zaharia krahas fotove.

Elia Zaharia  geraldina  (1)

Kujtojmë se rreth një vit më parë, Elia i dha fund martesës disa vjeçare me Princ Lekën, pas një konflikti fizik që bëri bujë në media.

Pas divorcit, Princ Leka gjeti sërish dashurinë dhe tashmë është zyrtarisht i fejuar me fotografen e familjes mbretërorë, Blerta Celibashin.

Elia Zaharia  geraldina  (6)Elia Zaharia  geraldina  (2)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles