Dua Lipa është fotografuar së fundmi në shoqërinë e Trevor Noah në NewYork.
Dyshja shijuan një darkë intime së bashku në një restorant xhamajkan në East Village. “Daily Mail” publikoi fotot e para të tyre, pas të cilave kanë nisur edhe komentet e para në rrjet.
“Ata ishin ulur larg nga të gjithë të tjerët në restorant. Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe qëndruan pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë darkës. Ata u larguan së bashku dhe ecën, duke u ndalur për përqafime dhe puthje të gjata”, u shpreh një burim i prestigjiozes britanike.

Kujtojmë se Dua ka qenë shpesh e komentuar për jetën private dhe lidhjet e mundshme të dashurisë, të cilat tërheqin gjithmonë vëmendjen e fansave./beautyfairalbania.al

