Pas qarkullimit të lajmeve në portale dhe rrjete sociale se mund të jetë në listën e emrave për të moderuar FunClub BBVA, Sara Gjordeni ka sqaruar publikisht se nuk është pjesë e asnjë gare dhe se një gjë e tillë nuk ka qenë kurrë synimi i saj.
Në një reagim të bërë në Instastory, ajo u shpreh mirënjohëse për mbështetjen dhe për gjithë personat që besojnë ende në potencialin e saj mediatik edhe pas dy vitesh nga mbarimi i eksperiencës në Big Brother. Megjithatë, Sara theksoi se diskutimet rreth moderimit të FunClub nuk qëndrojnë.
“Nuk jam pjesë e asnjë gare. Nuk kam qenë asnjëherë. Nuk ka qenë ndonjëherë synimi im personal të moderoj Big Brother FunClub,” deklaroi ajo.
Sara shtoi se edhe kur është pyetur më herët për rolin e opinionistes, ka theksuar se do të ishte e nderuar ta mbante një pozicion të tillë, por nuk ka luftuar asnjëherë për ta marrë.
Ajo kritikoi portale të ndryshme që, sipas saj, kanë përdorur emrin e saj për të krijuar idenë e një gare që “nuk ekziston”.
Ndërkohë, Sara konfirmoi se aktualisht është e fokusuar në projekte të tjera, veçanërisht në bashkëpunimin me markën e saj të skincare, ndërsa paralajmëroi rikthimin në ekran nga muaji janar.
“Ne televizion do të shihemi sërish nga Janari. Nuk do e lë pa shpërblyer dashurinë tuaj,” përmbylli ajo.





