Një arritje e madhe për mjekësinë shqiptare vjen këtë vit nga Spitali Amerikan. Dr. Gentian Huti, mjek anestezist–reanimator, është shpallur fitues i çmimit prestigjioz “John Zorab Prize” për përgjigjen më të mirë në provimin ndërkombëtar EDAIC®️ Part I 2025, duke triumfuar mes mijëra konkurrentëve globalë.
Provimi EDAIC®️ Part I, një nga vlerësimet më të rëndësishme në Europë për anesteziologjinë dhe reanimacionin, këtë vit mblodhi 3,439 kandidatë nga 59 vende, të shpërndarë në 111 qendra të regjistruara dhe të zhvilluar në 100 qendra aktive në katër kontinente.
Për herë të parë, në vitin 2024, Tirana u bë pjesë e hartës ndërkombëtare të këtij provimi, duke krijuar mundësinë që mjekët shqiptarë dhe ata të rajonit të konkurrojnë nga vendi i tyre. Pikërisht në këtë sfidë globale, Dr. Huti arriti të renditet i pari, duke siguruar çmimin që nderon performancën më të lartë akademike në provim.
Kjo arritje e jashtëzakonshme jo vetëm e pozicionon Dr. Gentiant Hutin mes profesionistëve më të vlerësuar ndërkombëtarisht, por është edhe një dëshmi e nivelit të lartë të përgatitjes së tij dhe përkushtimit ndaj standardeve moderne të mjekësisë.
Spitali Amerikan thekson se ky sukses reflekton misionin e institucionit për të mbështetur ekselencën akademike dhe klinike, ndërsa njëkohësisht përfaqëson një krenari për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Urime Dr. Gentian Huti për këtë fitore të merituar!








