Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka reaguar në Instagram lidhur me komentet negative dhe ofenduese që mori nga komentuesit e rrjeteve sociale pas videos virale nga dasma e motrës së tij, ku ai shfaqet duke hedhur ‘lumë’ parash.
Gëzimi i tij familjar dhe gjesti që bëri për të festuar lumturinë për martesën e motrës u keqintrepretua nga shumë përdorues të rrjeteve sociale.
I ndodhur në qendër të vëmendjes, sulmuesi reagoi me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, duke sqaruar se gjithçka ka qenë një moment i pastër gëzimi familjar.
Sqarim! Familja nr. 1! Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht një moment gëzimi për motrën time. E di që ka shumë xhelozi, por unë jam ai që kam qenë -0 dhe sot ia kam siguruar familjes të ardhmen. Faleminderit Zotit! Nuk i shpenzova lekët për diskoteka duke hapur shisha. Do ketë njerëz që gjejnë arsye për të folur, edhe po të mos kisha hedhur, dikush do të kishte komentuar. Pra, çfarëdo që të bësh nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Unë vetëm bëra atë që ndieva dhe nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar. Faleminderit atyre që e kuptojnë dhe e respektojnë gëzimin e familjes. Dhe gëzime paçi në familjet tuaja! Me respekt familja Uzuni!





