Thursday, May 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Orinda Huta e pranon publikisht: Fiton më shumë para nga podkasti, se në televizion

Prej dy vitesh Orinda Huta është shkëputur nga televizioni për t’iu dedikuar një forme tjetër mediatike që sot është kthyer në trend, podcastit.

Ajo tha për Blendi Fevziun se me podcastin “Mam” të ardhurat financiare janë edhe më të mira sesa në median tradicionale.

Pjesë nga biseda:
Orinda Huta: Arsyeja pse unë pata shkëputje dhe vendosa që të vijoja me podcastin ishte vetëm për shkak të kohës që unë nuk po i dedikoja më vajzës sime. Nuk doja më ta sakrifikoja kohën e saj dhe podcast-i mua ma jepte këtë mundësi që unë mund të xhiroja pesë puntata në javë dhe të rrija një javë, të merresha me çdo punë tjetër që unë kisha dhe t’i përkushtohesha vajzës.

Kjo pjesa e kohës mua më facilitonte gjithë jetën, përpos të ardhurave që janë vërtet të mira dhe janë te mua, të gjitha, vijnë, grumbullohen tek unë të gjitha. Përpos kur flasim për pjesën e rrjeteve sociale, Instagramit që kanë të ardhurat e veta, kur bashkohen bashkë bëjnë paketë.

Blendi Fevziu: Financiarisht, a ia vlen?

Orinda Huta: Po, ia vlen. Financiarisht ia vlen.

Blendi Fevziu: Ia vlen më shumë se një rrogë në media tradicionale?

Orinda Huta: Po, po, po, absolutisht ia vlen më shumë sesa një rrogë në televizion për faktin që ke pjesën e kohës që e ke totalisht tënden, mund të bësh shumë gjëra të tjera që ty të duhet të bësh, të hapësh edhe një biznes tëndin dhe të kesh gjëra që nuk t’i lejon dot koha në televizion sepse duhet të jesh aty, është respekti, të ftuarit, detyrohesh sepse nuk e ke në dispozicion ekipin gjithë kohës, janë disa gjëra që ti nuk i merr dot në televizion, plus që duhet të jesh aty kështu që unë këtë kohën nuk e doja më në këtë lloj forme dhe vendosa që t’i dedikohesha vetëm podcast-it dhe gjërave të tjera që janë pjesë pastaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles