Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Linda Rei, ka folur për eksperiencën e saj jo të mirë në shtëpinë e BBV.
Teksa shprehu pakënaqësitë nga produksioni, Linda Rei tha se producentja e emisionit, Olsa Muhameti ishte e gatshme të shkelte mbi çdo njeri, vetëm e vetëm për të rritur shikueshmërinë e formatit.
“Uria që ka patur Olsa, producentja e atij emisioni që është e gatshme të shkeli me këmbë çdo kënd dhe çdo njeri që ta rrisi emisionin kudo.Duhet të jetë kështu një producent, por jo me shëndetin”, tha Linda Rei.
Në podkastin për Grida Dumën, Linda Rei, tha se u detyrua të hiqte dorë nga loja për shkak të problemeve shëndetësore që kishte dhe mungesës që mbështetjes nga produksioni lidhur me sëmundjen e saj, diabet tip.
“Mua më mashtruan. Unë i thashë përpara se të fillonte emisioni ma jepni ta vendos sepse do një orë që të aktivizohet, dhe më thanë ‘mos ki merak futu se aty e ke’, dhe në momentin që unë u futa dhe nuk ishte, doja të dilja. Më kanë mashtruar një javë të tërë. …Por unë isha shumë e qartë ‘show me shëndetin tim nuk bëj’. E para nuk flisja dot sepse e kisha sheqerin 400, me merrej goja dhe më merreshin këmbët.
Dhe ti të më thuash mua në momentin që unë them do dal, e ti të thuash që pulla që mat diabetin po vjen , aty vërtetuan se donin të bënin show. Kur unë i pyeta si e gjetët pullën tani, ata më thanë ‘jeni 18 veta, çdo kush ka tekat e veta’. Diabeti im është autoimun. Isha me vërtet keq, sepse për ndryshe nuk do qaja kur po dilja nga atje. Aty është çdo gjë e bërë gati para. Çdo gjë që flitet pritet”, u shpreh ish-banorja e BBV.





