Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e garës për Kuvend në zgjedhjet e 28 nëntorit.
Ai e njoftoi lajmin përmes një InstaStory, ku publikoi një fotografi të shoqëruar me mbishkrimin: “Zyrtarisht kandidat për deputet”.
Kjo është përpjekjen e tij të dytë për t’u futur në politikë brenda këtij viti. Më 9 shkurt, Salihu garoi si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke siguruar mbi 6 mijë vota, një rezultat i mirë për një emër të ri në politikë, por jo i mjaftueshëm për të fituar një vend në Kuvend.




