Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Kaçurrelat e tua kanë humbur formën dhe shkëlqimin? Sekreti për t’i rikthyer në jetë është ‘Diego Dalla Palma’

Diego Dalla Palma është një nga markat më të njohura italiane të kujdesit të flokëve, e ndërtuar mbi standarde të larta formulimi dhe teknologji kozmetike të avancuara. Çdo linjë produktesh përmban komplekse ekskluzive aktive të zhvilluara për të adresuar probleme specifike duke sjellë rezultate të dukshme dhe të menjëhershme.

Marka njihet për tekstura të lehta por tepër ushqyese, aroma të rafinuara profesionale dhe efekte që zgjasin, si shkëlqim, definicion, volum dhe rikonstruktim. Pa parabene, pa SLES/SLS dhe me tolerancë të lartë, produktet janë të përshtatshme edhe për përdorim të shpeshtë. Gama e gjerë e linjave mbulon pothuajse çdo tip flokësh: kaçurrela, të dëmtuar, të thatë, të drejtë që elektrizohen, apo të hollë pa volum.

Diego Dalla Palma Orgoglio Riccio

Linja Orgoglio Riccio është krijuar posaçërisht për flokët kaçurrelë dhe me onde, duke ofruar një rutinë të plotë hidratimi, definimi dhe kontrolli kundër elektrizimit. Formulat janë të pasura me WAVEMAX COMPLEX, teknologji që “aktivizon memorien e kaçurrelit” për formë më të qëndrueshme, elasticitet dhe shkëlqim. Produktet fokusohen te hidratimi i thellë, menaxhimi i frizz-it dhe krijimi i kaçurreleve të buta, të rregullta dhe të definuara – edhe në kushte lagështie.

Ajo çka e veçon këtë linjë flokësh nga të tjerat është teknologjia WAVEMAX COMPLEX për ruajtjen e formës së kaçurrelave.

Formula hidratuese dhe ushqyese me Inulin, ceramide, vaj shege dhe vajra të fermentuara të kamelies japoneze & çajit jeshil.

Seti përmban 4 produkte:

shampo hidratuese që pastron butë, hidraton dhe definon flokët kaçurrelë. Me Wavemax Complex për ruajtjen e formës dhe reduktimin e elektrizimit, balsam që nuk rëndon flokët, jep definicion dhe shkëlqim. Me pantenol dhe vajra të fermentuara për butësi dhe hidratim afatgjatë, Kremin me ceramide dhe vaj shege që riparon fibrën e flokut, mbron nga nxehtësia dhe krijon kaçurrela natyrale, të buta dhe të definuara dhe maskë intensive ushqyese që definon, zbut dhe rrit elasticitetin e kaçurrelave.

Bazuar në një test të vetëvlerësimit të kryer pranë Universitetit “Federico II” në Napoli, produktet e linjës Orgoglio Riccio kanë treguar rezultate mbresëlënëse: 100% e pjesëmarrësve kanë vënë re kaçurrela më të rregullta, më pak të fryra dhe më të definuara, ndërsa 90% kanë raportuar hidratim më të lartë, elasticitet të përmirësuar, shkëlqim më intensiv dhe kontroll më të mirë të frizz-it.

Prandaj ne dimë çfarë sugjerojmë!

Për çdo pyetje, konsultë profesionale apo për të zbuluar më shumë rreth produkteve Diego Dalla Palma dhe linjave të tjera premium të kujdesit të flokëve, mund të kontaktoni  website-in zyrtar west.al ose në rrjetet sociale në profilin @westcosmetics.albania.kosovo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles