Saturday, May 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

U hoqën nga puna pas përplasjeve me njëra -tjetrën?! Heidi Baci zë vendin e Enxhit dhe Neadës

Prej ditësh po qarkullon në media se Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj janë përplasur fizikisht në ambjentet e Top Channel. Dy moderatoret, kanë reaguar ditën e djeshme duke i hedhur poshtë këto lajme, por ditën e sotme dyshja nuk është parë në radio.

Në emisionin e mëngjesit u shfaqe Heidi Bac, e cila duket se merr drejtimin e programit, duke hapur diskutime për formacionin e ri të “Wake Up”.

As Enxhi dhe as Neada nuk kanë reaguar ende publikisht, ndërsa Top Channel pritet të japë sqarime së shpejti.

Sipas mediave rozë, tensionet mes dy moderatoreve nuk janë as të reja e as të vogla. Situata mes tyre prej kohësh ishte e acaruar dhe, përplasjet kanë degjeneruar deri në konflikt fizik prapa kamerave.

Në puntatën e fundit të “Wake Up”, ftohtësia mes tyre ishte e dukshme për këdo që ndiqte emisionin. Ndërsa bashkë-moderatori Blendi Salaj mundohej të mbante ekuilibrat, dinamika mes vajzave dukej se kishte humbur prej kohësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles