Dy moderatoret e “Wake up” janë larguar përfundimisht nga Top Channel. Bëhet fjalë për Enxhi Nasufin dhe Neada Muçajn, mes të cilave thuhet se ka ndodhur një debat i madh, i cili ka përfunduar deri në përplasje fizike në korridoret e televizionit.
Lajmin për largimin e tyre nga emisioni i mëngjesit e ka bërë me dije “Vox Neës”, ndërsa një reagim nuk ka ardhur ende nga vetë Nasufi apo Muçaj dhe nuk dihet sesa i vërtetë është lajmi. Ndërkohë në transmetimin e mëngjesit të sotëm, së bashku me Blendi Salaj, mohuan thashethemet, ndërsa me ironi për të lajmëruar publicitetin tha se do të shkëputeshin për “një përplasje fizike”.
Si gjithmonë, përfundimi merret vesh më shpejt sesa nisja e të gjithë kësaj meseleje. Të gjithë janë të sigurt se mes tyre ka pasur një debat kaq të madh, por askush nuk di të tregojë shkakun.





