Në një publikim të fundit në rrjetet sociale, autorja dhe producentja e “Muza Competition” ka bërë të ditur se kopertina e ardhshme e revistës do të ketë në qendër Andriola Kambo.
Ky është një lajm i këndshëm, sepse tregon se figura që kontribuojnë realisht në ruajtjen dhe promovimin e etnografisë shqiptare po marrin vlerësimin që meritojnë, sidomos në një kohë kur shumë krijues me vepra të çmuara zgjedhin të qëndrojnë larg vëmendjes.
Këtë herë, “Muza” dhe “Muza Competition” prezantojnë një kopertinë që përmbledh punën dhe përkushtimin e një projekti të realizuar me shumë dashuri. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse ky prezantim është një paralajmërim se 5-vjetori i Muzës do të vijë ndryshe nga herët e tjera.
Epo mbetet për t’u parë se çfarë do të na serviret, pasi dhe pritshmëritë janë të larta!





