Saturday, May 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Noizy dhe Blerim Destani “ndezin” Tiranën për ndeshjen e madhe

Atmosfera në kryeqytet është elektrizuar teksa Tiranën sot e ka përfshirë euforia e ndeshjes së madhe mes Shqipërisë dhe Anglisë. Mes mijëra tifozëve që pritet të mbushin stadiumin “Air Albania”, vëmendjen e kanë marrë edhe dy emra të njohur të showbiz-it shqiptar: aktori Blerim Destani dhe reperi Noizy.
Të dy artistët kanë mbërritur në Tiranë për të qenë pjesë e emocionit të kësaj sfide historike, duke treguar edhe një herë mbështetjen e tyre të fortë për Kombëtaren. Prania e tyre në stadium pritet të ngjallë edhe më shumë energji pozitive, në një ditë kur e gjithë Shqipëria është “në flakë” nga entuziazmi.
Sfida e së dielës premton spektakël, ndërsa gjithë sytë do të jenë nga “Air Albania”, ku kuqezinjtë synojnë të shkruajnë një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles