Thursday, May 7, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Xhaketa virale e Chanel, e cila ndryshon sipas rreshjeve të shiut

Pas spilës virale 800 dollarë të Prada, apo çantës së Balenciaga në formën e qeses së mbeturinave, e cila kapte shifrën 1800 dollarëtë, tani është Chanel brand-i që godet me një produkt unik në linjën e veshjes.

Në dukje, një xhaketë e thjeshtë në tonet e bezhës, por nuk është aspak e tillë!

Xhaketa virale e Chanel, e cila ndryshon sipas rreshjeve të shiut
Xhaketa virale e Chanel, e cila ndryshon sipas rreshjeve të shiut

07:28, 13/11/2025
A+
Aa
A-

Pas spilës virale 800 dollarë të Prada, apo çantës së Balenciaga në formën e qeses së mbeturinave, e cila kapte shifrën 1800 dollarëtë, tani është Chanel brand-i që godet me një produkt unik në linjën e veshjes.

Në dukje, një xhaketë e thjeshtë në tonet e bezhës, por nuk është aspak e tillë!

Xhaketa e re e Chanel, sipas blerësve të saj të parë, thuhet se e shfaq logon e firmës vetëm pasi bie në kontakt me rreshjet e shiut.

Pikërisht në këtë moment, njerëzit në media sociale pretendojnë se logoja dyshe “C” fillon të krijohet ngadalë. Ndonëse ka një shumëllojshmëri produktesh të listuara nën kategorinë “Outwear” në faqen zyrtare të Chanel, ende nuk ka shenja të këtij modeli për sa i përket koleksioneve “Cruise 2025/26” apo “Fall-Winter 2025/26”.

Një gjetje e mendjeve kreative pas Chanel, e cila është jo vetëm estetikisht e veçantë, por mbi të gjitha ka provokuar shumë diskutime në botën e modës, duke e kthyer brand-in, si edhe vetë xhaketën, në temën e ditës për adhuruesit e veshjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles