Djali i këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit Bes Kallaku ka festuar ditëlindjen.
Festa është organizuar në rreth familjar dhe ka marrë vëmendje për detajet e kuruara.
Në mesin e dhuratave, më e veçanta ka qenë një qenush që këngëtarja i ka dhuruar djalit të saj, Amen.
Pamjet e shpërndara nga festa tregojnë gëzimin e vogëlushit dhe momentin kur ai takon për herë të parë mikun e ri me katër putra.






