Ndonëse ju ka ndodhur të shihni shpesh personazhe të njohur që kurojnë pamjen e tyre deri në detaje, ka dhe nga ata që nuk i kanë zgjedhur kurrë ndërhyrjet, por kanë preferuar natyraliterin.
Pa u stepur nga mosha edhe koha ne ju tregojmë më poshtë 10 personazhet që nuk kanë bërë asnjëherë botox, sipas Bright Side:
1-Sharon Stone. Ajo shkon 4-5 herë në javë në palestër dhe përdor kremrat e fytyrës, por kurrë nuk i është nënshtruar një ndërhyrjeje plastike.
2-Sigourney Weaver. Së fundmi aktorja është shprehur se nuk ka asgjë të keqe të kesh rrudha në fytyrë.
3-Michelle Obama. Gruaja e ish presidentit amerikan nuk ka kryer kurrë operacione plastike, megjithatë ajo është shprehur: “Kurrë mos thuaj kurrë”.
4-Meryl Streep. Ajo është shprehur se femra bëhet më e mirë me rritjen e moshës.
5-Salma Hayek. Në shumë prej intervistave që ajo ka dhënë është shprehur se kurrë nuk ka kryer ndërhyrje plastike.
6-Halle Berry. Ajo është fanse e stërvitjes dhe asgjëje tjetër.
7-Jodie Foster. Ajo mendon se shoqëria është shkaktarja qe i shtyn femrat të transformojnë veten e tyre prej bukurisë standarte. Jodie është kundra këtyre ndërhyrjeve.
8-Julianne Moore. Aktorja ushtron ‘yoga’ dhe ushtrimet e kardios.
9-Andie MacDowell. Ajo është e sigurt që nuk ka nevojë për ‘botox’ apo ‘lifting’. Andie thjesht ka një jetesë të shëndetshme.
10-Victoria Ruffo. Aktorja meksikane adhuron bukurinë natyrale. Edhe postimet e saj në ‘Instagram’, janë pa as edhe një filtër.

