Cilën nga këto paraqitje të Kim Kardashian do zgjidhnit për shtatorin?

0
222

Kim Kardashian është duke shijuar vjeshtën në New York. Ylli ndërkombëtar është fotografuar nga paparacët me dy veshje të ndryshme ku nuk ka munguar e zeza.

Në njërën ditë ajo ka zgjedhur pantallonat me printe tigri kombinuar me golfin e zi pas trupit dhe syzet që mbulonin pjesën e syve.

Ndërsa ditën tjetër ka zgjedhur sërish një golf të zi pas trupit me fundin e zi.

Modeli i syzeve të diellit mbetet ai sportiv, i cili është dhe trendi më i fundit nga bota e modës.

Ju cilën prej kombinimeve do të zgjidhnit?

Kujtojmë se këtë të enjte nis sezoni i radhës i Kardashians, për të cilën deri më tani nuk është publikuar asnjë promo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here