Të gjithë gëzuan njësoj sepse Olti Curri do të përfaqësojë mendimet e tyre

0
213

Me një foto krah drejtuesit të Klan Kosovës, Olti Curri ka treguar se do të jetë opinionist i spektaklit të madh, “Big Brother Kosovo” në Kosovë.

“Për hajër”, ka shkruar blogeri i cili ka marrë menjëherë qindra komente urimesh nga ndjekësit e tij, të cilët kanë vlersuar gjithmonë mendimin dhe opinionin e pavarur në çdo format ku Curri ka qenë pjesë.

Një pjesë audiencës e ka vlerësuar këtë zgjedhje të televizionit si më të duhurën, kjo sepse tek Olti gjejnë përfaqësimin e opinioneve të tyre.

Edhe më herët, në formate të tjera të realizuara, por edhe çështe sociale apo që lidhen me botën e “showbiz-it” shqiptar, audienca ka kërkuar mendimin dhe qëndrimin e Oltit me aspiratën se ai do të përcillte më së miri mendimin e masës.

Edhe kësaj here, Olti Curri pritet t’i mbajë njerëzit mbërthyer pas ekranit me mendimet e pavarura./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here