“Do bëj dasëm të madhe, e kam gjetur vendin!” Erik Fullani pranon për herë të parë lidhjen me Sara Hoxhën?

0
256

Pas thashethemeve që po qarkullojnë prej ditësh në rrjet për një lidhje të mundshme mes tij dhe Sara Hoxhës, Erik Fullani ka reaguar për herë të parë. I ftuar në podcastin e Mira Kazhanit, Eriku është treguar i sinqertë dhe plot humor teksa ka folur për planet e tij personale.

“Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Unë si Erik, dua të martohem dhe të bëj dasëm shumë të madhe. E kam gjetur edhe vendin, por nuk e them se ma marrin,” është shprehur ai mes të qeshurash.

Deklarata e tij ka ndezur menjëherë rrjetin, ku ndjekësit kanë nisur të aludojnë sërish nëse këto fjalë kanë lidhje me lajmet për romancën e përfolur. Megjithatë, Eriku nuk ka përmendur emra, duke lënë gjithçka në kuadrin e misterit.

Një gjë është e sigurt: duket se Fullani është gati për një kapitull të ri në jetën e tij  dhe ndoshta, një dasmë që do të bëjë bujë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here