Aludimet për një romancë të mundshme mes ish-banores së Big Brother VIP, lOredana Brati dhe reperit të njohur Don Xhoni po vazhdojnë të marrin vëmendje. Ajo që fillimisht nisi si një spekulim pas një videoje ku të dy shfaqeshin në të njëjtën makinë, duket se po thellohet edhe më shumë me zhvillimet e fundit.

Së fundmi, Loredana Brati është parë në Prishtinë, ku raportohet se po qëndron prej disa ditësh. Por ajo që ka ngjallur më shumë kuriozitet tek ndjekësit është një detaj që nuk mund të kalojë pa u vënë re: një unazë ari në dorën e saj. Aksesor ky jo fort i zakonshëm për stilin që ajo ndjek zakonisht, por që fansat e kanë krahasuar menjëherë me një unazë të ngjashme që Don Xhoni ka mbajtur më parë.
Mirëpo ky detaj ka ndezur sërish rrjetin, duke shtuar dyshimet se mes dyshes mund të ketë më shumë se miqësi. Komentet janë të shumta, ku disa ndjekës spekulojnë se unaza mund të jetë një dhuratë personale nga reperi për Bratin, një tjetër shenjë e afrimitetit mes tyre.
Edhe pse as Don Xhoni dhe as Loredana nuk kanë dhënë ende asnjë reagim publik për këto zëra, fansat janë të bindur se marrëdhënia mes tyre po bëhet gjithnjë e më e dukshme. E megjithatë na mbetet të presim derisa të ketë një reagim nga vetë personazhet në fjalë.





