Egli Tako ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjest Kelmendit. Ajo ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e saj për familjen Kelmendi në këto momente të vështira.
“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta… Doja shumë të mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja… Më dhemb zemra,” shkruan Egli në një postim në Instagram, krahas një shiriti të zi zie.
Më tej, ajo shton:
“Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”





