Festën e përvjetorit të martesës Amarda dhe Ermali po e kalojnë në Itali, aty ku kanë takuar edhe miqtë e tyre, familjen Shaqiri.
Ka qenë Emily, vajza e balerinit e cila ka publikuar një video ku shihet në makinë, së bashku me prindërit dhe Ermalin me Amin.
Duke qeshur e duke sjellë një energji tjetër, familjet duket se po kalojnë ditët relaksuese të vjeshtës në shoqërinë e njëri- tjetrit në Itali.
Edhe më herët dy familjet kanë treguar se kanë marrëdhënie shumë të ngushtë, pasi mbrëmjey në Shqipëri i kanë bërë bashkë duke shijuar programet dhe humorin e njëri- tjetrit.

