Me një foto nga studio e re e “Përputhen”, Ori Nebijaj ka njoftuar eksperiencën e saj të re në ekran, si moderatore e programit ditor që bën bashkë të rinj që njihen dhe dashurohen përpara syrit të kamerave.
“Sot is nje rrugetim te ri me shume emocione jam e bindur! Nga e hena ne te premte jemi bashke ne @perputhen_tch Suksese te gjithe ekipit @arjankonomi_ dhe @nedaballuku he sidomos @olsamuhameti te behemi
bashke serisht pas kater vitesh ne nje eksperience te re per mua! Wish me luck ©️@topchannelalbania”, ka shkruar Nebijaj.
Këtë sezon Ori u shkëput nga drejtimi i “Wake up” pas disa sezonesh nën shoqërimin e Isli Islamit, i cili këtë sezon do të jetë konkurrent në “Dancing with the stars”.

