Sunday, May 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ish gruaja e Erion Isait flet pas divorcit: Kam gjetur partnerin, e kam njohur në rrjetet sociale

Ish-bashkshortja e aktorit të humorit Erion Isai, Ajlin Petrela ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit në MCN, ku padyshim nuk u ka shpëtuar pyetjeve mbi divorcin.

Nëna e dy vajzave të aktorit të humorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, ka folur për herë të parë mbi fundin e martesës së tyre. Ata janë prindër të dy vajzave, Ajër dhe E’dua.

Regjisorja deklaroi se vendimi për ndarjen u mor nga të dy dhe kishte si prioritet mirëqenien e vajzave.

“Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi.”– tha ajo, duke shtuar se nuk donte që vajzat të përjetonin trauma nga skenat që mund të shihnin mes prindërve.

Më tej Petrela rrëfeu se është në një marrëdhënie dashurie, por partnerin e ri e ka njohur përmes rrjeteve sociale dhe e mban identitetin e tij të fshehtë për të ruajtur privatësinë.

“Sapo jemi kthyer nga një udhëtim. Personi që kam në krah nuk ka lidhje me botën e medias, mundohemi ta mbajmë të izoluar”, tha ajo.

Ajo zbuloi se lidhja ka nisur rreth 9 muaj më parë dhe ka qenë një sfidë të fillojë një kapitull të ri duke qenë nënë e dy vajzave, por tashmë ajo dhe partneri i ri kanë arritur të organizojnë jetën personale larg mediave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles