Ish-bashkshortja e aktorit të humorit Erion Isai, Ajlin Petrela ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit në MCN, ku padyshim nuk u ka shpëtuar pyetjeve mbi divorcin.
Nëna e dy vajzave të aktorit të humorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, ka folur për herë të parë mbi fundin e martesës së tyre. Ata janë prindër të dy vajzave, Ajër dhe E’dua.
Regjisorja deklaroi se vendimi për ndarjen u mor nga të dy dhe kishte si prioritet mirëqenien e vajzave.
“Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi.”– tha ajo, duke shtuar se nuk donte që vajzat të përjetonin trauma nga skenat që mund të shihnin mes prindërve.





