Friday, April 17, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Dy festa në një ditë! Xhemi dhe Juli festojnë përvjetorët e martesës

Moderatorja e dashur për publikun, Xhemi Shehu, ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale. Në një postim në Instagram, ajo ka zbuluar se sot aktori i humorit, Jul Deda, me të cilin ajo moderon emisionin satirik “Fiks Fare”, feston 20-vjetorin e martesës.

Por, krahas këtij urimi për kolegun e saj, Xhemi ka treguar se edhe për të vetë kjo ditë është e rëndësishme, pasi shënon 15 vite martesë me bashkëshortin e saj.

“Ka 20-vjetorin e martesës sot @juldeda. Ps: Unë 15”, ka shkruar Xhemi në InstaStory, duke ndarë edhe këtë moment të veçantë për të. Duke qenë një nga figurat më të dashura të ekranit, por njëkohësisht mjaft e rezervuar për jetën personale, ky detaj i rrallë nga jeta private e Xhemit ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë uruar për këtë përvjetor të rëndësishëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles