Gazetarja Ledjona Xheladinaj, ka shpërthyer së fundmi në një reagim të saj në rrjetet sociale.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ka bërë një postim në “Instastory”, duke shkruar për fenomenin që ndodh pikërisht në rrjetet sociale, ku njerëzit tregojnë vetëm anën e bukur, ndërsa në realitet ankohen se nuk iu del rroga në fund të muajit.
Ajo shprehet se i ‘është neveritur çdo rrjet social’, pasi sipas saj, në to ka vetëm “fasada, shfaqje luksi dhe mashtrime”.
“Më është neverit çdo rrjet social. Vetëm fasada, shfaqje luksi e mashtrimeee!!! Të njëjtët që shesin jetën si përrallë online, në realitet ankohen se nuk iu del rroga deri në fund të muajit.
Boll me këtë gënjeshtër kolektive aman…
Ps: mos lini asnjë reply ose reacted se jam me nerva”, shkruan gazetarja në postimin e saj në “Instastory”.




