Eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams ka zbuluar arsyen kryesore pse Princi William nuk është ende i gatshëm të pajtohet me vëllain e tij, Princin Harry, pavarësisht përpjekjeve të këtij të fundit.
Duke folur për Fox News Digital, Fitzwilliams tha se mosbesimi i thellë ndaj Meghan Markle është një ndër arsyet kryesore. Sipas tij, William ndjen se Harry e ka tradhtuar familjen mbretërore, sidomos pas publikimit të kujtimeve Spare, ku ka bërë sulme personale ndaj tij.
Një tjetër eksperte, Hilary Fordwich, mbështeti këto pretendime, duke theksuar se mungesa e besimitështë pengesa më e madhe për një pajtim. Ajo paralajmëroi se çdo bisedë private mund të bëhet publike, duke u përdorur për përfitime personale ose projekte komerciale.
Sipas Fordwich, familja mbretërore është e shqetësuar pasi Meghan nuk ndjen asnjë detyrim ndaj publikut britanik apo institucionit mbretëror.





