Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Gerta Gixhari sot feston ditëlindjen.
Sapo ora shënoi mesnatën, moderatorja është surprizuar nga bashkëshorti dhe dy djemtë e saj, të cilët kishin organizuar një darkë të veçantë në një nga restorantet elegante në Francë. Gerta ka ndarë disa pamje të momentit në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet atmosfera e ngrohtë familjare, buzëqeshjet dhe momenti emocionues kur ajo surprizohet me këngën e ditëlindjes.






