Thursday, May 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Gianni Versace “rikthehet” në Londër

Në Londër, shtëpia e modës Versace do të organizojë një ekspozitë madhështore në nder të stilistit legjendar Gianni Versace, ku do të shfaqen disa nga krijimet e tij më të famshme ndër vite.

Ekspozita do të hapet më 16 korrik në Arches London Bridge dhe do të përmbajë mbi 450 veshje origjinale, përfshirë ato të veshura nga emra të njohur si Princesha Diana, Kate Moss, Naomi Campbell, Sir Elton John dhe George Michael.

Retrospektiva, e cilësuar nga organizatorët si një rikthim në magjinë e viteve ’90, vjen si një homazh për një nga stilistët më me ndikim të kohës së tij.

Pas ndarjes nga jeta të Gianni Versace në vitin 1997, drejtimin artistik të markës e mori motra e tij, Donatella Versace, e cila për dekada e mbajti gjallë trashëgiminë krijuese të Giannit.

Hapja e ekspozitës u njoftua nga vetë Donatella, e cila bëri gjithashtu të ditur se do të largohet nga posti i saj për t’ia lënë vendin pasardhësit të ri, Dario Vitale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles