Thursday, May 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Manikyri i princeshës Charlotte thyen protokollin dhe i vjedh vëmendjen mamit Kate

Mund ta quajmë një adhuruese të Wimbledonit, duke pasur parasysh se për të tretin vit radhazi, princesha e vogël Charlotte shoqëroi nënën e saj në Klubin e Tenisit dhe Kroketit ditën e dielë.  Fjala është për vajzën e princit William dhe princeshës Kate Middleton të Mbretërisë së Bashkuar.

Por përveç dashurisë për lojën e tenisit, e përbashkëta tjetër që princesha e vogël ka me nënën e saj është dhe tendenca për ta thyer ndonjëherë protokollin mbretëror britanik.

Princesha Charlotte tërhoqi vëmendjen në ndeshjen finale të tenisit të meshkujve të mbajtur të dielën e datës 13 korrik, shkruan La Repubblica. Manikyri i 10-vjeçares ishte në ngjyrë rozë karameli, shumë e përshtatshme për një adoleshente, por shumë e papërshtatshme për një anëtare të familjes mbretërore britanike.

Dihet mirë se sa e rreptë ishte mbretëresha e ndjerë Elizabeth II kur bëhej fjalë për manikyrët: sipas saj asnjë ngjyrë nuk ishte e përshtatshme për duart e një dukeshe apo princeshe, përveç një ngjyre nudo të matur. Edhe ajo vetë mbante gjithmonë të njëjtën nuancë manikyri, Essie Ballet Slippers.

Duket se princi William dhe Kate kanë vendosur që ta lehtësojnë barrën e zbatimit të protokollit tek fëmijët e tyre, duke i lejuar dhe ta shkelin atë ndonjëherë dhe duke i lejuar të ndihen njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles