Tuesday, April 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Gati për plazh! Idetë perfekte për thonjtë e verës

Vera është stina perfekte për të luajtur me ngjyrat, sidomos te dizajnet e thonjve. Ngjyrat neutrale dhe të errëta të dimrit zëvendësohen nga të fortat, të gjallat dhe që duken të freskëta.

Këtë vit, dizajnet 3D janë kryefjala, sidomos frutat. Por edhe për ata që duan të mbeten te ato më  minimaliste, ka ngjyra të përshtatshme që nuk ju lënë jashtë trendeve të fundit.

Fruta

Një sallatë e shijshme në duart tuaja. Trendi është i guximshëm dhe estetistët janë gjithnjë duke aplikuar teknika të reja, elementë dhe ‘shfrenojnë’ fantazinë. Kombinimet janë të panumërta dhe figurat duken thuajse reale.

Aureolë

Pak energji kozmike në duar.  Thonjtë aureolë s’janë një trend aq i ri, por mund të luani edhe më bukur me ngjyrat e verës dhe kontrastet për një gradient plot gjallëri.

‘Peshqir’ plazhi

Mund të duken si vija të zakonshme, por na kujtojnë gjithnjë  peshqirët e plazhit duke ‘na thirrur’ drejt rërës, detit dhe diellit.

Ullinj

Bazë jeshile, një pikë e kuqe dhe duket sikur jeni gati për një kokteil. Mund të gjeni ide të pafundme për t’u dukur sikur jeta juaj është si të ‘notoni’ brenda një gote me martini.

Guaskë

Është trendi më i bukur i vitit që ka marrë mjaft hov këtë verë. Xheli 3D krijon efektin e guaskës, por mund të krijoni edhe valë deti, yje apo kandilë të vegjël të lezetshëm.

Të gjitha bashkë!

Ju pëlqejnë disa trende dhe s’mund të vendosni? S’keni pse, mjafton të luani me ide të ndryshme në secilin thua dhe ta lini fantazinë të lirë.

E verdhë gjalpi

Veshjet në këtë ngjyrë tashmë janë trend i padiskutueshëm, por thonjtë janë tjetër histori. Elegantë dhe verorë, shkojnë shumë mirë me dizajnet verore, French por edhe thjesht ngjyrë.

Pikëza

Luani me ngjyrat që bëjnë kontrast dhe shihni si do të shkëlqejnë duart tuaja.

Shkëlqim

Në verë, përdorim gjithnjë vaj ose shkëlqyes buzësh ndaj pse mos të veprojmë njësoj me thonjtë?  Manikyrët e ndritshëm dhe me shkëlqim janë perfektë për të luajtur me fortësinë e ngjyrës duke krijuar njëa dimension të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles