Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, më 7 maj, duke e kthyer këtë datë në një moment të veçantë për çiftin.
Nuk mungoi festa tradicionale në shtëpi, e ngrohtë dhe plot dashuri, mes fëmijëve dhe familjarëve të tyre.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte torta e ditëlindjes – e personalizuar me pesë anëtarët e familjes të realizuar me sheqer: mami, babi, Joni, Dielli dhe Zoi.
Ky përkim i veçantë i ditëlindjeve ka forcuar edhe më shumë lidhjen e tyre, duke e bërë çdo 7 maj një festë të dashurisë dhe të familjes.






