Dy finalistët e parë të shpallur janë Rozana Radi dhe Laert Vasili, ndërkaq kanë ngelur edhe dy vende të lira.
Të shtunën do të mësohen edhe dy finalistët e radhës, derisa të tjerët do të largohen nga formati.

Jashtë po vazhdojnë përkrahjet për banorët nga miqtë dhe familjarët e tyre nëpër rrjete sociale.
Olta Gixhari së fundmi ka bërë një postim për motrën e saj, gazetaren Gerta Gixhari.
Aktorja beson në të dhe thotë se nuk heq dorë kollaj, duke bërë të ditur në një formë se do të jetë finaliste.
“Ylli motrës. Nuk heq dorë kollaj ti jo, kot e kanë”, ka shkruar ajo.





