Monday, May 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Nëse po mendoni t’i shtoni garderobës një çantë të re, këto janë më praktiket për pranverën

Hailey Bieber njihet për trendet që prezanton në sektorin e modës, që nga make-up, veshjet e deri tek çantat.

Së fundmi ajo është parë në publik me një çantë që nga stilistët më në zë është cilësuar si më  praktikja e  pranverës 2025.

Që prej vitit 2021, Hailey Bieber veshjet e saj janë kompletuar me çanta “Clutch Cavatelli’.

Duke iu referuar jo  vetëm Hailey Bieber, por dhe shumë të famshmëve dhe stilistëve të tjerë të  njohur. Më poshtë tregojmë disa prej çantave më praktike të pranverës 2025 që janë prezantuar në pasarelat e modës.

Çanta katrore

Të njohura ndryshe me termin “çanta doktori”, çantat e formës katrore janë shpallur trendi për  pranverën 2025. Markat më  të njohura  dhe luksoze  si  Miu Miu, Jil Sander dhe Hermès  debutuan në pasarelat e modës këtë model çante.

Çanta drejtkëndore me doreza të gjata

Edhe pse të vogla, çantat ën  formë drejtkëndore janë konsideruar si çantat më praktiket dhe që  mund të stilohen më lehtë. Prandaj dhe shumë marka të tjera prezantuan këtë stil çante në paradat e  koleksione  pranverë-verë 2025.

Çantat me ngjyra të ndezura

Koleksionet e markave luksoze të çantave kishin të njëjtin slogan “përqafoni ngjyrat’. Prandaj dhe çantat me ngjyra të ndezura do i shini kudo këto ditë pranvere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles