Hailey Bieber njihet për trendet që prezanton në sektorin e modës, që nga make-up, veshjet e deri tek çantat.
Së fundmi ajo është parë në publik me një çantë që nga stilistët më në zë është cilësuar si më praktikja e pranverës 2025.

Që prej vitit 2021, Hailey Bieber veshjet e saj janë kompletuar me çanta “Clutch Cavatelli’.

Duke iu referuar jo vetëm Hailey Bieber, por dhe shumë të famshmëve dhe stilistëve të tjerë të njohur. Më poshtë tregojmë disa prej çantave më praktike të pranverës 2025 që janë prezantuar në pasarelat e modës.
Çanta katrore
Të njohura ndryshe me termin “çanta doktori”, çantat e formës katrore janë shpallur trendi për pranverën 2025. Markat më të njohura dhe luksoze si Miu Miu, Jil Sander dhe Hermès debutuan në pasarelat e modës këtë model çante.

Çanta drejtkëndore me doreza të gjata
Edhe pse të vogla, çantat ën formë drejtkëndore janë konsideruar si çantat më praktiket dhe që mund të stilohen më lehtë. Prandaj dhe shumë marka të tjera prezantuan këtë stil çante në paradat e koleksione pranverë-verë 2025.

Çantat me ngjyra të ndezura
Koleksionet e markave luksoze të çantave kishin të njëjtin slogan “përqafoni ngjyrat’. Prandaj dhe çantat me ngjyra të ndezura do i shini kudo këto ditë pranvere.






