Një ndër “shashkat” e hedhura jashtë shtëpisë së Big Brother Vip kanë qenë dhe aludimet se Valbona Mhilli është lumturisht e lidhur dhe se “flirtet” e saj me Laertin brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, nuk ishin gjë tjetër veçse në kuadër të lojës.
Kjo deklaratë u bë nga Shqipe Hysenaj kur moderatorja ishte brenda në shtëpi. Ndërkohë së fundmi ka ndodhur dhe ballafaqimi i parë mes Shqipes dhe Valbonës.
Ka qenë kjo e fundit e cila në “Fun Club” i ka kërkuar Shqipes emrin e të dashurit të saj, madje dhe fotot që disponon opinionistja.
“Më ka bërë shumë përshtypje, në momentin që dëgjoj një deklaratë që mora këtë informacionin se me shumë bindje ka një lidhje jashtë, aq më tepër thotë se kam fakte, fotografi.
Do doja shumë që Shqipja të nxjerri foton. Të ftoj ta bësh deklaratën me foto me emër, të dalësh e nderuar për publikun. Nuk kam lënë asnjë lidhje jashtë. Shqipja ka shqetësuar familjen”, tha Valbona.
Ndërkohë që Shqipja gjatë debatit plasi një tjetër ”bombë”. Ajo tha se pas këtyre deklaratave të sajat për të cilat vijoi të insistonte se janë të vërteta ka marrë dhe kërcënime nga familjarët e moderatores. Sipas saj ka qenë vëllai i Valbonës ai i cili e ka kërcënuar përmes një mesazhi në “Instagram”.
“Turp të të vijë si femër që je. Do mbash përgjegjësi për lidhjen që thua ti që ka lënë Valbona jashtë”, thuhej në mesazhin që Shqipja lexoi dhe supozohet që i është dërguar nga vëllai i moderatores.





