Pritjes tashmë i erdhi fundi. Spektakli i shumëpritur nga të gjithë “Ferma Vip 2” është gati të nisë një rrugëtimin nga kjo e hënë.
Edicioni i dytë i këtij superprodhimi garanton një sukses të vërtetë, duke sjellë sërish në ekran personazhe të njohura nga bota e showbiz-it dhe jo vetëm, të cilët do të përballen me sfida, konkurrencë dhe garë të fortë, për një qëllim, fitimin e çmimit të madh. Përveç ritmit të shpejtë dhe ngjarjeve të papritura që janë tipike për këtë format, konkurrentët e “Ferma Vip 2” do të shfaqin përpara publikut 24 orë në 24 të gjitha dimensoinet e tyre.
Fermerët do të kalojnë rreth tri muaj në një fermë, ku jeta e fshatit do të kthehet në rutinën e tyre të përditshmërisë, duke përballuar vështirësitë e punëve të fermës dhe duke u testuar përballë natyrës dhe kushteve të papritura të jetesës. Nën moderimin e Luana Vjollcës ky prodhim i Vizion Plus do të sfidojë aftësitë e pjesëmarrësve në punë fizike, si dhe strategjitë e tyre për të krijuar aleanca, për të menaxhuar emocionet dhe për të bashkëjetuar në një ambient ku çdo hap mund të ndikojë në fatin e tyre. Kjo do të jetë një luftë për të mbajtur balancën mes bashkëpunimit dhe rivalitetit.





