Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ndryshimi i orës/ Nga përgjumja te migrena e sulmet në zemër, si ndikon në shëndetin tonë

Të dielën akrepat e orës shkojnë një orë para. Ky sistem, i miratuar për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe i zbatuar përfundimisht në vitin 1972, fillimisht kishte si qëllim kursimin e energjisë.

Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi fillestar i tij mund të ketë humbur ndikimin, pasi zgjatja e orëve të ditës ka sjellë një rritje të përdorimit të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt të padëshiruar “bumerang”.

Ekspertët theksojnë se ky ndryshim i orës mund të shkaktojë një sërë efekte shëndetësore.

Sipas Beth Ann Mallow, profesoreshë e Neurologjisë dhe Pediatrisë në Universitetin Vanderbilt, pas kalimit në orën verore, ndodhin disa simptoma, përfshirë përgjumje gjatë ditës, irritim, performancë të reduktuar mendore dhe fizike, çrregullime të urisë, dhe mundësinë e sulmeve në zemër, goditjeve, migrenës, dhimbjeve të kokës, shtimit të peshës dhe rritjes së aksidenteve në trafik.

Një orë humbje gjumi mund të duket e vogël, por ajo ka ndikim të madh në trup. Hulumtimet nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit tregojnë se 55% e të rriturve ndihen të lodhur pas ndryshimit të orës.

Ndryshimi i orarit ndikon direkt në sekretimin e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin dhe zgjimin, i cili vonohet për shkak të dritës që pengon prodhimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles