Një pjesë të rëndësishme në jetën e gjithësecilit prej nesh zë kujdesi ndaj pamjes sonë. Një rutinë kjo e përditshme, ndonjëherë e lodhshme por edhe shumë e dashur. Të gjesh produktin e duhur, krahas vështirësive në zgjedhje, kërkon edhe shumë kohë. Gjë të cilën jo të gjithë e kanë. Por “Beauty Fair Albania” ju jell të gjitha produktet e nevojshme para syve në të njëjtën kohë.
Ditën e djeshme, në “Pallatin e Kongreseve” është hapur paniri më i madh dedikuar bukurisë. Një event i organizuar nga gazetari Eraldo Rexho, balerina Isida Mollaymeri dhe Sara Fani. Ky panair bëri bashkë emrat më të njohur të markave mbi bukurinë dhe estetikën duke sjellë pranë jush të gjitha produktet e nevojshme jo vetëm për vajza, por edhe për djem. Mbi 50 brande duke nisur që nga produktet inovative, kremrat e ndryshëm për lëkurën, makeup-et, linja e parfumeve si dhe çdo detaj tjetër përkujdesje.
Hapja e madhe ishte ditën e djeshme ku shumë emra të njohur të ekranit shqiptarë vizituan nga afër stendat e produkteve të njohura.
Panairi “Beauty Fair Albania” do të jetë i hapur edhe për dy ditë, sot edhe nesër në “Pallatin e Kongrseve” ku hyrja për publikun do të jetë falas. Krahas produkteve të shumëllojshme, do të keni mundësinë të shikoni edhe seanca këshillimi nga qendrat e bukurisë, të cilët do të ndajnë me të gjithë vizitorët përvojat e aplikimit të produkteve që gjenden në panair.
Ky panair është pikërisht ajo që ju duhet për të kaluar një ditë të këndshme mes produkteve të cilat na bëjnë ta duam veten edhe më shumë. “Beauty Fair Albania” ju pret në datat 18 dhe 19 maj!/News31





