Gjesti, banor i Big Brother VIP Albania kishte në dorë “valixhen e tundimeve”, ku iu dhanë 7 zarfe të ndryshëm me avantazhe.
Pesë nga zarfët u hapën gjatë ditëve në shtëpinë e Vëllait të Madh ndërsa 2 prej tyre në shoë live mbrëmjen e djeshme.
E para ishte për të vendosur dy banorë të shtëpisë si një lojtar i vetëm deri në një moment të pacaktuar. Valbona dhe Laerti ishin zgjedhja e Gjestit, teksa të dy banorët do të jenë një lojtar i vetëm nga ky moment.
Sa i përket vendimit të dytë, Gjesti duhet të fuste në garë 7 ish-konkurrentë, nga të cilët tre do të mund të rikthehen sërish në shtëpi me anë të një televotimi.
7 ish-banorët që Gjesti zgjodhi ishin: Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani dhe Jozi.





