Këngëtraja e njohur Sheila Haxhiraj ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale ku kujton vëllain e saj Henri Haxhiraj.
Në këtë 23 shkurt, Henri i cili u vetëvra më 15 tetor në banesën e tij në zonën e Qytetit të Studentit, do të festonte ditëlindjen e tij të 37-të.
Por nga një ditë lumturie për familjen Haxhiraj, kjo e dielë i ka gjetur të shkatërruar, me zemrën “copë e çikë” dhe me sytë drejtuar nga qielli.





