Që pas ndarjes nga Ilnisa, jeta private e Meriton Mjekiqit ka qenë në qendër të vëmendjes. Mediat shkruan pak kohë më parë për një romancë të re që moderatori ka nisur me modelen e njohur, Iren.
Vetë reperi u duk sikur do të fliste shumë shpejt për këtë histori. Meriton në një intervistë është pyetur edhe për romancën e re që përflitet se e ka nisur me një modele. “Romancë e re me modelen Iren?”, u pyet moderatori, ndërsa tha: “Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se cila është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme”, u shpreh Mjekiqi.
Meriton Mjekiqi, i cili i dha fund thashethemeve për marrëdhënien e tij me Ilnisa Agollin duke pranuar se lidhja ka marrë fund, është shprehur se nuk kanë më kontakte me njëri-tjetrin, teksa theksoi se nuk janë uruar as për festat e fundvitit.
“S’jemi ndarë si armiq, me një njeri që ke fjetur, ke qëndruar, ke kaluar kohën nuk mund të ndahesh si armiq, por për x arsye që ndoshta janë më mirë edhe për palën tjetër”,- tha moderatori.






