Heyy njerëz një tjetër bebushe po vjen! Bukuroshja jonë Kristina Baki do të bëhet nënë për herë të dytë! Ky lajm i bukur është bërë me dije nga vetë shoqja e saj e zemrës, Adrola Dushi.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, Adrola ka publikuar disa foto ku dhe ka dhënë lajmin e ëmbël se Siera e vogël do të bëhet me një motër apo vëlla!
“Shoqja ime e vogel, nuk eshte me e vogel tashme , po behet mami per here te dyte dhe une jam me e lumtura ne bote kur e shoh ate t’i shkelqejne syte nga dashuria, teksa rrit familjen qe aq shume e do”, shkruan Adrola.
Kujtojmë se Kristina u bë nënë për herë të parë në maj të vitit 2022, me një vajzë të cilën e quajtën Siera.
View this post on Instagram





