Olsi Bylyku ka reaguar ndaj ndjekësve të tij që vazhdojnë t’i dërgojnë video të ish të dashurës së tij, Eglit tani që ajo është pjesë e “Big Brother VIP”.
Së fundmi, Egli është përfolur për raportin e saj të ndërlikuar me Gjestin brenda shtëpisë dhe shpesh është shprehur mirënjohëse për kohën e kaluar me Olsin. Kjo ka bërë që figura e saj të lidhet vazhdimisht me aktorin edhe pse ai ka krijuar një lidhje të re me gazetaren Denada Lura.
“Tani u bëra si ai muhabeti ‘do duroj, do duroj, do duroj’. Ju lutem, o ndjekës, mos m’i çoni më këto video çfarë po ndodh rreth e rrotull. Jam me gruan në shtëpi. Do i shohë ndonjë ditë këto që më çoni dhe do na hapni sherrin në shtëpi. Aman!”, thotë Olsi.





