Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

G Bani përjashtohet nga “Big Brother VIP Albania”, goditi Gjestin në fytyrë

G Bani është përjashtuar përfundimisht nga “Big Brother VIP Albania”. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e këtij formati.

Vendimi vjen pas një situate të tensionuar e cila u regjistrua gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. G Bani dhe Gjesti u përfshinë në një debat i cili eskaloi me përdorimin e dhunës nga ana e G Banit.

Nga pamjet e publikuara nga vetë faqja zyrtare, shihet teksa G Bani godet me shuplakë Gjestin.

“Në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer. Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anulohet.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles