Isida Mollaymeri, solistja e TKOB dhe njëkohësisht sipërmarrësja e “Beauty Fair Albania” është në pritje të ëmbël për herë të parë.
Ashtu sikundër mund të shihet nga festa madhështore ekslusive për BeautyFairMagazine, bebi që do të vijë në jetë është vajzë.
Isida, gjithmonë e dashur nga publiku, është treguar e kujdesshme përsa i përket jetës së saj private, por një lajm kaq i bukur nuk mund të mbahej vetëm mes çiftit.
E ku mund të kishte një fillim viti më të gëzueshëm. Familja po shtohet dhe ne i urojmë shtatëzani të mbarë dhe plot shëndet.





