Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Vdekja tragjike e Liam Payne, psikiatria e këngëtarit: Kishte nevojë për kujdes më të lartë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me gjendjen psikologjike në të cilën ishte Liam Payne, para se të vdiste në mënyrë tragjike.

Psikiatria e artistit të ndjerë, raportohet se vendosi që të hiqte dorë për trajtimin e tij, disa javë para vdekjes së tij të papritur.

Profesionistja e shëndetit mendor këshilloi në muajin shtator që Payne kishte nevojë për nivel më të lartë kujdesi psikologjik se që ajo mund të ofronte për të.

Pavarësisht se nuk i ofronte më kujdes psikiatrik, ajo thuhet se rekomandoi që Liam të vazhdonte me një plan trajtimi.

Ajo gjithashtu këshilloi këngëtarin që të merrte ilaçe të përshkruara nga mjeku dhe të shmangte alkoolin gjatë trajtimit.
Payne vdiq më 16 tetor, një lajm që tronditi opionin publik duke bërë bujë të madhe në medie.
Ylli i ish grupit One Direction dyshohet se ra për vdekje nga kati i tretë i një hoteli në Argjentinë. Ende detaje zyrtare nuk janë bërë të ditura se çfarë çoi deri tek rënia e tij, porse dyshohet se ishte nën ndikimin e substancave narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles