Ndonëse kanë vetëm dy ditë që njohin njëri-tjetrin, kjo nuk e ka penguar Xum Allushin që t’i lindin ndjenjat e para për Eglin.
Influencieri, i cili që prej momentit të parë në shtëpinë e “Vëllait të Madh” na tregoi që është tepër i ndjeshëm duke rrëfyer me banorët historitë e tij personale, nuk ka “mbajtur për vete” as pëlqimin e tij ndaj Eglit.
Xumi ia shprehu hapur ndjenjat që ka ndaj saj. Madje, nga ajo që influencieri ka lënë të kuptohet pëlqimi është aq i madh sa një mërzitje të vogël që mund t’i shkaktojë Eglit “i prishet dita”.
E së fundmi, pas një keqkuptimi mes tyre si duket dy banorët kanë bërë “paqe” dhe Xumi nuk ka kursyer as përqafimet dhe puthjet.
Egli: Rri i qetë, nuk ka asgjë.
Xumi: Vdes. Dëgjo Xumin ti nuk je fare person që unë nuk bëj ironi, ta di që vdes. Vetëm dua të të shoh duke qeshur. Kur ma thua kështu, më prishet dita.
Egli: Je super çun, je shumë çun i mirë. E vlerësoj që përpiqesh të ma bësh ditën e bukur.





